Presidentit Ilir Meta Presidenca,
Per dijeni:
Edi Rama, Kryeminister
Niko Peleshi, Minister i Mbrojtjes
Bledar Çuçi, Minister i Brendshem
Nasib Naço, Kryetar Komisioni për Sigurinë Kombëtare prane Parlamentit
I nderuar z. President
Nga mediat mesojme qe ne date 15 korrik 2022 disa hakere te paidentifikuar kane sulmuar sistemet online te qeverise shqiptare. Keto sherbime jane kthyer ne linje sot ne date 20 korrik 2022. Nga kryeministri Edi Rama aludohet se sulmi kibernetik mund te kete ardhur nga dy shtete. Ne media aludohet qe keto shtete mund te jene Rusia apo Irani.
Mediat nderkombetare njoftojne qe nga vendi yne ne fillim te muajit qershor, organizata e muxhahedineve iraniane qe strehoet ne Manez, ka sulmuar mbi 5000 faqe qeveritare dhe kamera ne Iran. Ky lajm eshte botuar ne faqet e Zerit te Amerikes[1] dhe media te tjera nderkombetare.
Ne daten 2 korrik 2022 agjensia e lajmeve Iran International tregon qe muxhahedinet kane bombarduar bazen Malek Ashtar ne Teheran. Per here te pare prej shume vitesh muxhahedinet kane marre persiper sulmin terrorist duke deklaruar qe ky sulm eshte bere nga celula revolucionare.[2]
Ne sulmin kibernetik ndaj Shqiperise te dates 15 korrik, sikur raporton Top Channel i cili pretendon qe hakeret te jene iraniane, hakeret kane shkruar: “Pse duhet te shpenzohen taksat tona ne dobi te terroristeve ne Durres”[3] duke aluduar me kete bazen e muxhahedineve iraniane.
Nese aludimi me siper eshte i vertete dhe duke u bazuar ne kronologjine e sulmeve terroriste qe organizata e muxhahedineve iraniane ka kryer kunder Iranit ne muajt e fundit, u lusim si kryetar i Këshillit te Sigurisë Kombëtare qe te mblidhni keshillin qe ju drejtoni dhe te shqyrtoni nese Shqiperia eshte futur ne nje konflikt kibernetik dhe ushtarak me Republiken Islamike te Iranit pa dijene e strukturave te sigurise se shtetit shqiptar apo nese muxhahedinet po mundohen te na fusin ne konflikt. Nese aktiviteti muxhahedin vertetohet dhe eshte bere pa dijenine tuaj, kerkojme qe ndaj ketij aktiviteti kriminal te merren masat e duhura ligjore.
Si njohes te Iranit dhe patriote shqiptare, ndjekes ne distance te bisedimeve nukleare SHBA – Iran, jemi te gatshem te ofrojme ekspertizen dhe deshmite tona per aktivitetin muxhahedin ne vend, kercenimin qe ai sjell per sigurine kombetare dhe politikat e aleatit te Shqiperise, SHBA-se ne bisedimet e Vjenes.
Me nderime,
Dr. Olsi Jazexhi dhe Gjergji Thanasi
[1] Shiko: Iran Exiles Claim Disrupting Tehran’s Surveillance Cameras, https://www.voanews.com/a/iran-exiles-claim-disrupting-tehran-s-surveillance-cameras/6600944.html
[2] Shiko: Two Explosions Hit IRGC Base In The Iranian Capital, https://www.iranintl.com/en/202207021530
[3] Shiko: Exclusive/ Irani sulmoi Shqipërinë? Mesazhi politik pas goditjes së shërbimeve të e-Albania, https://top-channel.tv/2022/07/20/exclusive-irani-sulmoi-shqiperine-mesazhi-politik-pas-goditjes-se-sherbimeve-te-e-albania0/