Enver Hajdari: Albin Kurti nuk është i gatshëm t’i mbrojë kategoritë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Enver Hajdari: Albin Kurti nuk është i gatshëm t’i mbrojë kategoritë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Anëtari  i Kryesisë së OVL-UÇK-së, Enver Hajdari tha se organizata e ka  pranuar letrën e kryeministrit Albin Kurti lidhur me mospajtimet mes OVL-UÇK-së dhe qeverisë për përfshirjen e veteranëve në ligjin e Pagave. Ai tha se kryesia do ta shqyrtojë letrën por shihet se Albin Kurti nuk është i gatshëm t’i mbrojë kategoritë e luftës.  “Së pari letrën e kemi marrë, e kemi pa. E kemi një kryesi dhe do të ulemi ta shqyrtojmë.  Po shihet që nuk ka ndonjë rezultat dhe Albin Kurti nuk është i gatshëm t’i mbrojë këto kategori të luftës. Kjo qeveri me pas qenë e interesuar, ju e dini sa invalidi e sa veterani është që kanë nevojë për kujdes, cdo qeveri të paktën i ka rehabilituar nëpër banja sidomos invalidëve të luftës të cilët kanë nevojë të trajtohen. Po mungon vullneti, sepse ky kur ka ardhë në qeveri ka ardhë që t’i trajtojë të gjithë qytetarët njëjtë.  “Fëmijët e dëshmorëve dhe invalidëve po e lëshojnë Kosovën dhe po shkojnë në gurbet. Ku është kjo qeveri që ka folur për zbrazjen e Kosovës”, u shpreh Enver Hajdari.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …