Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar në Kuvend se Qeveria Kurti nuk ka bërë asgjë për të ndihmuar qytetarët në krizën më të madhe ekonomike që nga paslufta dhe që përmes rezolutave po provojnë të fshihen nga qeverisja e mirëfilltë. Kuvendi më së miri flet përmes ligjeve, por dinamika e lodhtë e kësaj mazhorance, që ka kaq shumë numra e s’ka kuorum për ligje, e ka sjellë punën që Kuvendi për të folur me Rezoluta. S’ka kurrgjë të keqe nga një Rezolutë, por kjo Rezolutë nga mazhoranca, me të cilën e mëson qeverinë që e ka votuar vetë, dhe nuk ka çka sjellë në një rrethanë të caktuar, para se të flasë për karakterin e rezolutës, flet për karakterin e Qeverisë. Për më tepër, me këtë rezolutë edhe pse mbështetësi i Vetëvendosjes s’ju beson syve, i bien që Mimoza po e mëson Albinin çka të bëjë ”, ka thënë Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …