Kryetari në detyrë i Shqipërisë, Ilir Meta, për ditët e fundit të qeverisjes me zor, pa respekt dhe pa asnjë përkrahje të pozitës as opozitës, ka zgjedhur që vizitën e fundit ta bëjë në Kosovë. Ai ka publikuar foto nga pritja shtetërore që i bëri Vjosa Osmani, në Prishtinë. Ilir Meta të dielën përfundon mandatin në postin i kryetarit të Shqipërisë, dhe të gjithë shqiptarët e dinë sesi ka qeverisur dhe sa e sa dëme i ka shkaktuar vendit, njeriu më i korruptuar dhe kryetari më i papërgjegjshëm i Shqipërisë, që nga vitit 1912.
Vizita e tij në Kosovë, nuk do të mbahet mend gjatë, sepse kokën e Metës, Berishës dhe disa sa të tjerëve i pret SPAK-u, shpata e Damoklit, që u rri mbi kokë oligarkëve si puna e këtij njeriu, i cili në zgjedhjet e fundit, në krye të Presidencës kërkonte luftë civile, për të fituar me çdo kusht në zgjedhje. Kjo frymë e tij anarkiste bërë që ai të humb zgjedhjet, por organet e drejtësisë në Shqipëri, nuk e shkarkuan edhe pse kishte sa e sa dëshmi e argumente për shkeljen e detyrave në krye të Presidencës. Përpjekja e Ilir Metës për t’u veshur me patriotizëm, është një përpjekje e mjerë e njeriut që ka ka mbajtur refetrat në Partisë Socialiste të Ivica Daçiqit në Serbi, e njeriut u ka ndarë medaljen e mirënjohje, priftit satana Janullatos, ministrave grekë që kërkojnë zhbërjen e Shqipërisë, sa e sa individëve që i kanë blerë me para mirënjohje të nënshkruara nga ai.
Vizita e tij në Prishtinë është nën Hijen e ftoftë të Rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë, kundër Dik Martit, të atij Kuvendi ku ai sa e sa herë kishte kapërcyer tavolinat duke u sharë dhe duke u kacafytur me kuvendarët, Kuvend të cilin e kishte injoruar dhe kishte këputur bashkëpunimin për sa kohë. Vizita e Metës në Kosovës është si kofini pas të vjelave. (RKL)