Gjitha shkollat e komunës së Vitisë pajisen me video projektor

Në vazhdën e përgatitjeve për fillim vitin e ri shkollor, Komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria për Arsim, ka ndarë sot mbi 70 video projektor për të gjitha shkollat e kësaj komune. Në ceremoninë e shpërndarjes së këtyre pajisjeve, ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës Sokol Haliti, i cili theksoi se ky projekt është vazhdimësi e investimeve të mëparshme, e që do të vazhdoj edhe tutje në zhvillimin e ngritjes së cilësisë në arsim. Drejtoresha e Arsimit Fatbardha Emini, bëri të ditur se ka qenë domosdoshmëri që të gjitha shkollat të pajisen me video projektor dhe kështu po bëhen përgatitjet e duhura për një fillim sa më të mbarë të vitit të ri shkollor. “Ky projekt i furnizimit me video projektor të shkollave të komunës së Vitisë, ka për qëllim përmirësimin e kushteve dhe që procesi arsimor të zhvillohet me metoda të avancuara, përmes teknologjisë. Ne edhe më herët kemi investuar në  fushën e informatikës, por edhe do të vazhdojmë që kushtet për mësimdhënie dhe mësimnxënie, të jenë sa më të volitshme çoftë për personelin arsimor, çoftë edhe për nxënësit”, tha ajo. Pas shpërndarjes së këtyre video projektorëve, që janë financim nga buxheti i Drejtorisë së Arsimit, do të montohen nëpër klasë, në mënyrë që të jenë të gatshme për shfrytëzim që në shtator.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …