125 nga 140 deputetë sa i ka Kuvendi i Shqipërisë dhanë votën pro rezolutës kundër raportit të Dick Martyt, i cili përbëhej me akuzat për trafikimin me organe të qenieve njerëzore gjatë luftës në Kosovë, pretendime që burojnë nga një raport i Këshillit të Europës. Kuvendi i Shqipërisë këtë rezolutë do ta dërgojë në Këshill të Europës dhe ka për synim që të hedhë poshtë këto akuza. Sipas listës që ka publikuar Kuvendi i Shqipërisë, këta janë 15 deputetët që nuk kanë marrë pjesë në votim: Sali Berisha, Helidon Bushati, Agron Çela, Gledis Çeliku, Agron Duka, Belind Këlliçi, Meri Makiçi, Flamur Noka, Edi Paloka, Orjola Pampuri, Niko Peleshi Kastriot Pirolli, Alfred Rushaj, Agron Shehaj dhe Fation Veizaj, të gjithë nga krahu i Sali Berishës. Opsioni “pa votuar” përfshin deputetin që mungon dhe deputetin që është i pranishëm, por që nuk ka votuar.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …