leoni

Kryetari Latifi dhe z.Zogaj nënshkruan marrëveshjen për bashkëfinancimin e projektit “Memoriali Masakra e Krushës së Madhe – Krushë e Madhe”

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me Drejtorin e Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale në Republikën e Kosovës, z. Bislim Zogaj, sot kanë nënshkruar marrëveshjen për bashkëfinancimin e projektit: “Memoriali Masakra e Krushës së Madhe – Krushë e Madhe”. Kryetari Latifi me këtë rast th: Ndihem mëse i kënaqur që pritet të realizohet ky projekt me rëndësi të madhe, pasi që Krusha e Madhe ishte dhe është simbol i rezistencës së shqiptarëve. Krusha e Madhe pagoi shtrenjtë për lirinë e këtij vendi, 241 të vrarë dhe të masakruar, prej të cilëve 64 ende mungojnë e nuk dihet asgjë për fatin e tyre, duke përfshirë edhe atdhetarin dhe burrin e shquar të kombit shqiptar, profesorin Ukshin Hoti. Ky projekt kap vlerën 82,504.00€, ku Komuna e Rahovecit merr pjesë me 22,504.50€, ndërsa Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, me 60,000.00€. Kryetari Latifi e ka falënderuar z. Bislim Zogaj për kujdesin, përkrahjen dhe bashkëpunimin e deritashëm! Lavdi të gjithë martirëve, dëshmorëve e heronjve të atdheut!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …