Ju njoftojmë që organizata c është duke realizuar kampanjën #CleanWaterCrisis (#KrizaPërUjëTëPastër). Kjo kampanjë ka për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve për pasojat e ujit të ndotur në ekosistem.
Javën që shkoi, së bashku me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës, kemi marrë shtatë mostra të ujit në katër lumenj të Kosovës.
Të bashkangjitur gjeni rezultatet e lumit Llap dhe Lepenc, të cilat sipas direktivës Evropiane për ujëra sipërfaqësor ka dalë të jetë i cilësisë së moderuar (i ndotur). Një prej vlerave e cila pasqyron ndotjen e lumin Llap është shpenzimi kimik i cili ka rezultuar 12 në burim dhe 170 në dalje të Podujevës. Niveli i temperaturës, nitriteve, nitrateve, azotit, klorureve, fenoleve, amoniakut, etj. shpjegojnë edhe më hollësishëm këtë ndotje duke sjellë kësisoj zhdukjen e biodiversitetit ujor përgjatë shtratit të lumit.
Në vijim keni rezultatet laboratorike të cilësisë së ujit të lumit Lepenc. Është vërejtur se në burim të lumit cilësia e ujit është e statusit të mirë, kjo cilësi bie përgjatë shtratit të lumit.
Në tabelë vëreni parametrat kimikë dhe fizikë. Vlerat me ngjyrë të verdhë, portokalli dhe të kuqe tregojnë për vlerat e larta të ndotjes tek parametrat e ndryshëm – e kuqja tregon ndotje më të lartë. Turbullira, Temperatura e Ujit, Fosfori Total, Amoniaku dhe Fenolet janë disa prej vlerave më rrezikshmëri të lartë, dhe këto vlera vijnë si pasojë e ndotjes kryesisht nga ujërat e zeza dhe aktivitetit njerëzor.
Për detaje të hollësishme dhe parametrat tjerë, shihni vlerat e paraqitura në tabela.
Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të projektit “HumanRightivism”, donator i së cilit është Qeveria Suedeze, projekti menaxhohet nga CDF.
Për më shumë informacione ju lutem gjeni të bashkangjitur komunikatën për media. Poashtu, mund të na kontaktoni në rrjetet tona sociale dhe në numrin: +383 49 657 100.