Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është cituar të ketë deklaruar se pragu për nisjen e procedurës së justifikimit të pasurisë do të jetë mbi 25 mijë, pra shpërputhja në mes të hyrave dhe pasurisë që tejkalon vlerën prej 25,000 eurosh është bazë për zyrtarin e Byrosë të dërgojë propozimin për konfiskimin e pasurisë. Ne i kemi trajtuar pak edhe vendet e tjera se si e kanë caktuar dikush 10 mijë, dikush 50 mijë, dikush 15 mijë, dikush 100 mijë. Mendoj që ne duhet ta adresojmë këtë edhe në Komisionin për Legjislaconi. Nëse ky komision e vlerëson se është i ulët, atëherë ka hapësirë që ky prag të ngritët, ne si Ministri nuk e kundërshtojmë, nëse ka vullnet Komisioni për Legjislacion. Nëse vlerësohet që një zyrtar nuk po mundet ta justifikojë mbi 25 mijë atëherë të nis procedura e justifikimit”, tha Albulena Haxhiu.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …