Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, së bashku me bashkëpunëtorë qëndroi për një vizitë në familjen e ish kryetarit të Kosovës Hashim Thaçi, ku u prit nga babai, Haxhi Thaçi. “Përherë te baca Haxhi e djemtë e tij shohim krenari e burrni. Ky prind luftëtari e di më mirë se kush do, se ajo që po ndodh në Hagë vazhdon të jetë çmim i lirisë që po paguhet me mungesën e sakrificën që po e paguajnë presidenti me bashkëluftëtarët tanë”. Prandaj, prindërit, fëmijët dhe familjet e tyre janë të fortë, kokëlartë e krenarë për ata që e udhëhoqën Kosovën drejt lirisë dhe pavarësisë. Krenar me UÇK-në dhe luftën saj të drejt, të pastër e të lavdishme”, ka thënë Limaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …