Dy familje ferizajase behën me shtëpi të reja

Familja e Blerim Tërshanit e cila deri më tani ka jetuar në kushte të vështira në një dhomë te vogël e të errët në Ferizaj, këto ditë i është gëzuar shtëpisë së re.

Shtëpia për të dhe për Nebih Ibrahimin i cili po ashtu ka jetuar në kushte të rënda në fshatin Dardani është ndërtuar me fondet e komunës së Ferizajt dhe ato humanitare të cilat u grumbulluan vitin e kaluar në një mbrëmje humanitare.

Kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa i cili ua dorëzoi çelësat këtyre familjeve tha se ndihet i kënaqur që po zbutet dalëngadalë halli i strehimit me të cilin përballen shumë familje.

Ai premtoi angazhim të mëtutjeshëm të organeve komunale në zgjidhjen e këtyre problemeve.

“Natyrisht që është një ndjenë  e kënaqësisë që ne po punojmë për zgjidhjen sistematike të problemit të banimit  për të gjithë ata që nuk kanë një strehë mbi kokë, me këtë ne po i gëzojmë këto familje,  por në të njëjtën kohë po e realizojmë misionin tonë qeverisës për të qenë vazhdimisht në shërbim të zgjidhjes së problemeve të qytetarëve dhe në përgjigje të kërkesave të tyre  si në dhënien e banesave, por edhe në ndërtimin e shtëpive familjare”, është shprehur kryetari Svarqa.

Edhe kryefamiljarët e familjeve përfituese u shprehën falënderuese ndaj angazhimit që është bërë për t’ua ndërtuar shtëpitë atyre. Thanë se e kishin të vështirë të jetonin dimër e verë në hapësira shumë të ngushta.

Komuna e Ferizajt nga paratë e grumbulluara zotohet se do të përfundojë 30 shtëpi për familjet që jeton një gjendje të rëndë ekomomike dhe për strehim.

Ndërkaq së fundi është paraqitur edhe një donator nga Zvicra i cili do të përzgjedh disa nga familjet e listës prioritare për t’i bërë më shtëpi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …