Guvernatori i qytetit Estahban, Yousef Karegar, ka dekrluar se ekipet e shpëtimit arritën të shpëtojnë 55 persona, të cilët ishin bllokuar nga përmbytjet e shpejta, por të paktën edhe gjashtë persona janë ende të zhdukur. Mediet njoftojnë se përmbytjet janë shkaktuar shumë shpejt për shkak të shirave të rrëmbyeshëm. Më së shumti është prekur provinca jugore Fars ku janë evidentuar 21 viktima. Dyshohet se numri i tyre mund të jetë edhe më i madh. Irani është goditur edhe vite më parë nga përmbytjet e mëdha që kanë shkaktuar shumë viktima. Në vitin 2019, nga përmbytjet e mëdha kanë vdekur 76 njerëz dhe rreth dy miliard dëme materiale. Përmbytje ka pasur edhe në vitin 2018 nga e cila kanë humbur jetën 44 personave dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …