leoni

Kongresi i Lipovicës i vitit 1946, themeli i aspiratave shqiptare për liri, demokraci, vetëvendosje dhe bashkim kombëtar

Më 25 korrik të vitit 1946, në Blinajë, ish Lypovicë, komuna e Lypjanit, u mbajt Kongresi i Lipovicës

Më 25 korrik të vitit 1946, në Blinajë, ish Lypovicë, komuna e Lypjanit, u mbajt  Kongresi i Lipovicës, Kongresi i Pestë  i Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare. Atë ditë  ishte shpalosur programi atdhetar demokratik i “Organizatës Nacional Demokratike Shqiptare”. Ky orientim i forcave të vërteta atdhetare sfidonte regjimin komunist, i cili nuk pranonte konkurrencë në ndarjen e pushtetit, edhe pse gjatë luftës ata kishin premtuar se pas fitores do ta lejonin përcaktimin e lirë e demokratik të qytetarëve. Ideologët e kësaj Lëvizjeje të re, e cila nuk ishte komprometuar as në përkrahje të forcave nazi-fashiste, por as në forcat partizane komuniste, pretendonte barazinë, lirinë dhe marrjen e pushtetit me ndihmën e forcave anglo-amerikane dhe vendosjen e rendit demokratik. Më këtë rast përkujtojmë ideatorët dhe luftëtarët më të shquar të kësaj date me rëndësi të luftës për çlirim dhe bashkim kombëtar.

Më 25 korrik të vitit 1946, në Kongresin e Lipovicës kanë marrë pjesë rreth 150 luftëtarë, disa prej tyre edhe me anëtarë të familjeve,  nga shumë vise shqiptare që strehoheshin në male, në përpjekje për ta luftuar regjimin titist, i cili kishte aplikuar masa shafaronjëse kundër shqiptarëve, duke i etiketuar si ballistë, me qëllim për t i dënuar si bashkëpunëtorë  të fashizmit. Më 25 korrik 1946 në Kongresin e Lypovicës kanë marrë pjesë: Gjon Serreçi, Ajet Gërguri, Arif Shala,  Osman Bunjaku, Hilmi Zariqi, Jetullah Rezalla, Ahmet Selaci, Mulla Ramë Govori, Azem Jashanica, Osman Bunjaku, Shaban Bunjaku, Ahmet Selaci, Kadri Bebë Ribari, Mustafë Kadri Beba, Salih Rexhë Ribari, Rexhep Salihu, Sadri Duhla, Ali Gashi, Shemsi Gashi nga Mramori dhe shumë luftëtarë të tjera nga të gjitha viset e Kosovës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …