NËSHKRUAN KONTRATAT PËRFITUESIT NGA SKEMA E GRANTEVE

10 të rinj të komunës së Rahovecit, nënshkruan kontratat me komunën, si përfitues nga skema e granteve që bashkëfinancohet nga Komuna e Rahovecit me 15% dhe Ministria e Administratës dhe Pushtetit Lokal (MAPL) me 85%. Shuma e përgjithshme që të rinjtë përfitojnë nga kjo skemë, është 118.497 dollarë amerikanë. Me këtë rast kryetari Latifi falënderoi Qeverinë e Japonisë për donacionin, Bankën Botërore për partneritetin dhe kontributin në këtë projekt dhe organizatën CDF që ishte një partnere e dobishme në këtë projekt, duke organizuar trajnime dhe menaxhuar procesin e aplikimeve dhe bërë vlerësimin e projekteve konkurruese. Për Komunën e Rahovecit, rinia mbetet ndër prioritetet e larta në politikat e saj qeverisëse. Projekte të ngjashme që mbështesin talentet dhe prirjet e tyre në inovacion, biznes kulturë, art e sport nuk do të mungojnë asnjëherë.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Urime përfituesve!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …