leoni

Më 12 gusht Vitia mirëpret ansamble e grupe vallëzimi nga të gjitha kontinentet në kuadër të Festivalit ndërkombëtar “FIDAF”

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, i shoqëruar edhe nga drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Valmir Sahiti, kanë pritur në takim përfaqësuesit e Federatës ndërkombëtare-Festivalit ndërkombëtar “Fidaf Kosova & Fest Folk”, drejtoreshën e festivalit Zymrie Grajqevci, koordinatorin e festivalit, Besnik Grajqevci, si dhe drejtorin artistik të Festivalit “Folk Fest Anamorava 2022” në Viti, Arianit Hetemi. Në këtë takim u bisedua rreth bashkëpunimit, organizimit të 1st International Dance Art Festival “NEWBORN KOSOVA” 2022, që për herë të parë mbahet në Kosovë.

Ndërsa kryetari Haliti tha se, komuna e Vitisë e mirëpret këtë festival ndërkombëtarë dhe është e gatshme të bashkëpunoj për organizimin e këtij festivali, me qëllim të prezantimit të Vitisë sa më mirë para shteteve pjesëmarrëse.

Në anën tjetër drejtoresha e festivalit Zymrije Grajçevci, falënderoj kryetarin për gatishmërinë e bashkëpunimin dhe tha se ky festival ka për qëllim promovimin e vendit dhe vendosjen e Kosovës në hartën e aktiviteteve vallëzuese, si dhe promovimin e diversitetit kulturor.

Festivali do të mbahet nga 8 deri më 17 gusht 2022 dhe do të zhvillohet në Prishtinë, Ferizaj, Prizren, Viti dhe Obiliq. Sipas organizatorëve, në Viti do të mbahet më datë 12 gusht, kur edhe do të ketë vizita në disa vende kulturo-historike të komunës sonë si në Shkollën e parë shqipe në Stubëll, Letnicë e vende të tjera po ashtu dhe defile nëpër qytet. Në këtë festival, do të marrin pjesë 10 shtete nga të gjitha kontinentet e botës si Amerika Latine, Afrika, Ballkani etj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …