leoni

Qendra Shqiptare për Studime Amerikane e Britanike, përuroi librin "Ambasadorët amerikanë për shqiptarët", të autorit, Ramiz Lushaj

Qendra Shqiptare për Studime Amerikane e Britanike, përuroi librin “Ambasadorët amerikanë për shqiptarët”, të autorit, Ramiz Lushaj

Në hapësirat e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në Tiranë, është promovuar libri AMBASADORËT AMERIKAN PËR SHQIPTARËT të autorit Ramiz Lushaj, libër i botuar nga Qendra Shqiptare për Studime Britanike e Amerikane (ACABS). Libri përmban rreth 60 dokumente të shkruara të llojit diplomatik, analizës, dokumentit informues, hulumtimit historik dhe ndonjë zhanri tjetër që nga viti 1913 të ish Ambasadorit Uiliams, e deri në  prill të 2022 të Karen Donfried, ndihmës-sekretare e Shtetit. Recensentë, ish diplomat, deputet dhe ish deputet, personalitete të shquara të shkencës dhe artit, të Shqipërisë dhe Kosovës, e kanë vlerësuar lart vlerën e këtij libri që tregon për raportet e lashta ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shqiptarëve.

Më në detaje rreth përmbajtjes së librit ka fol veprimtari i shquar, drejtori i Shtëpisë botuese “Jalifat Publishing” me seli në Houston-Texax, shqiptaro-amerikani Ramiz Tafilaj, duke e quajtur si njërin nga librat më të rëndësishëm për historinë, kulturën dhe gjuhën shqipe.

Sipas Tafilaj, “Ambasadorët amerikanë për shqiptarët”, i përgatitur për shtyp nga publicisti dhe studiuesi i njohur Ramiz Lushaj, është i rëndësishëm për kombin shqiptar, Shqipërinë dhe historinë e tyre, ngase pasqyron vlerat diplomatike, humane, raportet fundamentale që SHBA-të kanë vendosur historikisht me popujt dhe me vendet të cilëve iu është kërcënuar ekzistenca, liria dhe historia e tyre.

“SHBA-të janë shteti më referues në botë dhe në historinë njerëzore, që nuk e anashkalojnë kurrë historinë e popujve si një fundament i rëndësishëm i lirisë, si një koncept universal. Autori Lushaj, me këtë libër ka sjellë në vëmendjen e lexuesit, historianit apo studiuesit, një lëndë të larmishme dhe komunikuese, e cila fillon që në vitin 1913, e në vazhdim. Rreth gjashtëdhjetë dokumente të rëndësishme, të llojit diplomatik, analizës, dokumentit informues, hulumtimit historik dhe ndonjë zhanri tjetër, që fillon me këndvështrimin e gjerësishëm të ambasadorit Uilliams (ambasador i SHBA-ve në Greqi dhe Malin e Zi gjatë viteve 1913-1914), e deri tek dokumenti i fundit i titulluar “Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan ta shohin Kosovën, duke e marrë vendin e saj në institucionet evropiane dhe euro- atlantike”, dokument i Ndihmës-Sekretares së Shtetit, dr. Karen Donfried, në prill të vitit 2022, gjatë takimit me kryeministrin e Kosovës z. Albin Kurti, është shprehje e qartë e përkrahjes amerikane për shqiptarët”, -ka thënë Tafilaj duke shtuar se “tek ne shqiptarët, sa herë që përmendet Amerika, zgjohet instinkti i lidhjes së fort që historikisht Amerika e ka me kombin shqiptar”.

Po ashtu Tafilaj në fjalën e tij ka thënë se Amerika historikisht e ka marrë informacionin mbi popuj dhe vende të ndryshme, përmes ambasadorëve të saj, gjë që e kishte bërë edhe për shqiptarët. “Ambasadori Uilliams ishte një personalitet i mendimit politik, diplomatik dhe shoqërorë të kohës në Amerikë, kështu që librat e tij përbënin një dokument të rëndësishëm të qëndrimeve të qeverisë amerikane. Në vitin 1915, botoi librin “Shqiptarët”, në të cilën flitet për gjëra fundamentale të shqiptarëve, që nga historia e tyre, vendi që ata zënë në Ballkan, karakterin e tyre, lidhjen e fortë të tyre me lirinë, mjedisin, territoret tokësore ku jetojnë shqiptarët, kontekstin politiko-diplomatik ku ndodheshin shqiptarët gjatë viteve 1913-1914, lidhjet e padiskutueshme të tyre me antikitetin e lashtë, flet për njerëzit dhe tiparet e tyre, zakonet, trimërinë dhe fisnikërinë,…

Dëshmia e këtij diplomati amerikan, i ka shërbyer presidentit Uilson, në Konferencën e Paqes në Paris, i cili iu kundërvu qëndrimeve të Fuqive Evropiane, të cilat po përgatisnin zvogëlimin e Shqipërisë, apo edhe zhdukjen e saj nga harta politike e Evropës. Në jo pak raste, ambasadorët amerikanë kanë zgjedhur qasje të ndryshme për të krijuar një raport të mirë me Shqipërinë dhe shqiptarët, pasi ata kanë parë tek shqiptarët, popullin më amerikandashës. Është kaq domethënëse poezia “Skanderbeg”, e ambasadorit Ericson, po aq sa është interesant dhe botimi i kujtimeve me Mbretin Zog nga Herman Bernstain, i cili ishte Ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri gjatë viteve 1930-1935, titulluar “Mbreti Zog kallxon historinë e tij”. Nuk ka shqiptar që të mos e ketë dëgjuar për Harry Fulzin, për atë çfarë ka bërë në Shqipëri. Fultzi në Shqipëri krijoi modelin amerikan të zhvillimit, të shkollës dhe praktikës, të vizionit për kohën dhe të ardhmen. Fultzi ka shërbyer si Ambasadori i Amerikës në Shqipëri gjatë viteve 1945-1946, i cili rezultoi shumë i lidhur me Shqipërinë, aq sa ka shkruar dhe poezi për Shqipërinë. Poezia “Mali i Dajtit”, është një poezi e ëmbël ku përshkruhet natyra dhe jeta bujqësore, blegtorale e shqiptarëve, parë me syrin e një njeriu të dijes dhe të praktikës”,-ka nënvizuar Tafilaj, duke mos e anashkaluar edhe kontributin amerikan në ngjarjet e viteve 90-ta në Shqipëri, kontributin e ambasadorëve që nga Kristofor Hill, Rajerson, e deri tek ambasadorja Kim. Sipas tij, ndërhyrja e trupave të NATO-s në Kosovë dhe bombardimet 78 ditësh në caqet ushtarake serbe, ishin mishërimi më i mirë i lidhjeve amerikano-shqiptare, gjë që studiuesi Ramiz Lushaj, e ka sjellë në mënyrën më të mirë të mundshme në librin e tij AMBASADORËT AMERIKAN PËR SHQIPTARËT.

Rreth librit dhe raporteve historike shqiptaro-amerikane, kanë fol edhe diplomatët Islam Lauka dhe Aldo Bumçi.

  1. S.

Bordi i ACABS, për kontributet e dhëna në fushat përkatëse, kanë ndarë tri çmime, njëra që mban emrin e diplomates dhe mikes së shqiptarëve MADELINE OLBRAJT (MADELEINE ALBRIGHT) për Besa Tafilaj Pinchoti-drejtoresh e Shoqatës së Familjeve të Ushtarakëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe dy çmime me emrin FAIK KONICA, për Llesh Kola-ish Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Itali dhe Adem Lushaj, autor i librit “Krimet serbe në Kosovë-Rasti i Deçanit”.

Adem Lushaj

Kontrolloni gjithashtu

Doli nga shtypi vëllimi 19-të i monografisë “Feniksët e lirisë” 

Doli nga shtypi vëllimi 19-të i monografisë “Feniksët e lirisë” 

Në vazhdim të realizimit të projektit për botimin e monografisë për dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare …