Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë për “Kosovapress”, se rezoluta do të ndihmojë në zbardhjen e një të vërtetët që nuk ka pasur trafikim të organeve dhe se ai raport ka qenë i bazuar në të dhënat politike të Serbisë. Ai ka deklaruar se miratimi i rezolutës kundër raportit të Martyt dhe zhvillimet në Gjykatën Speciale janë dy zhvillime të ndara. Kjo rezolutë e ndihmon zbardhjen e një të vërtete që nuk ka pasur trafikim të organeve dhe se ai raport ka qenë i bazuar në të dhënat politike të Republikës së Serbisë. Raporti i Dick Marty ka dëmtuar imazhin e Shqipërisë dhe Kosovës. Është temë sensitive që duhet të trajtohet seriozisht dhe të jetë në funksion të zbardhjes së vërtetës. E vërteta është shumë e thjesht, lufta jonë për liri ka qenë luftë e drejtë, e pastër. Të gjitha pretendimet tjera janë pretendime të cilat shteti i Kosovës duhet t’i trajtojë me seriozitet.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …