Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë për “Kosovapress”, se situatën aktuale në Gjykatën Speciale, nuk është prezantuar ndonjë lidhshmëri mes raportit të Dick Martyt dhe aktakuzave ndaj krerëve të UÇK-së. Prandaj në situatën aktuale nuk jam e sigurt nëse do të prodhojë ndonjë efekt të drejtpërdrejt në atë se çka është duke trajtuar procesi në Gjykatën Speciale, për faktin se ende nuk janë të kompletuara aktakuzat se me cilat pretendime po mbahen krerët e UÇK-së në Hagë. Përderisa vullneti i Kuvendit të Shqipërisë është prezantuar përmes këtij raporti, ndoshta ka munduar të ketë efekt sikur të ishte bërë më herët”, ka thënë ajo. Zonja Mimoza nuk flet për rastin se ishte pikërisht raposrti i Dik Martit, baza e themelimit të Gjykatës Speciale dhe si e tillë ajo është shkaktare për gjykimet ndaj krerëve të UÇK-së, edhe kjo zonjë ashtu sikur edhe kryetarja, Vjosa Osmani shpërfillin Rezolutën e Kuvendit të Shqipërisë, sepse vullneti i tyre politik është gjykimi i krerëve të luftës.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …