Rezoluta që e kundërshton raportin e Këshillit të Europës me pretendime për trafikim të organeve njerëzore gjatë luftës në Kosovë u miratua të enjten në Kuvendin e Shqipërisë, por kjo nuk i bëri përshtypje Albin Kurtit. Ai po qëndron jashtë debateve ku po shprehen qëndrimet lidhur me rezolutën e miratuar nga Shqipëria. Ka pesë ditë që s’e ka thënë asnjë fjalë për këtë ngjarje me rëndësi historike për të vërtetuar pastërtinë e luftës së UÇK-së. Ai vazhdon të qëndrojë indiferent për betejën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për mikun e tij, ish-presidentin Hashim Thaçi. Këtë angazhim, Rama e kishte paralajmëruar në sy të Kurtit para një muaji, kur ishte në Kosovë për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …