Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe Komuna e Shtimes sot e nesër zhvillojnë aktivitete tematike e kulturore

Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe Komuna e Shtimes edhe sot zhvillojnë aktivitete tematike e kulturore

Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe Komuna e Shtimes, edhe sot zhvillojnë aktivitete në përkujtim të Ofensivës serbe të verës së 25 dhe 26 korrikut të vitit 1998  kundër pikave të UÇK-së në Zborc dhe në Carralevë.

26 korriku shënon edhe ditës e rënies së dëshmorit të parë të rrethit të Shtimes, Ruzhdi Salihu.

Sot bëhen homazhe dhe vendosen kurora lulesh te Shtatorja e Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Shaban Jashari, në qendër të qytetit, si dhe te varrezat e dëshmorëve: në Shtime, Reçak, Mollapolc dhe Vojnoc.

Po sot në orën 11.00 në Shtëpinë e Kulturës, mbahet Akademia Përkujtimore.

Në orën 12.00 zhvillohet një vizitë në Muzeun e Qytetit të Shtimes.

Prej orës  10.00 deri në orën 15.00 bëhet dhurimi vullnetar i gjakut, organizuar nga të rinjtë e Rashincës  te xhamia e fshatit.  Shtimja me rrethinë luftës së UÇK-së i ka dhënë një kontribut  të jashtëzakonshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, ishin vizitë në Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …