Komisioneri europian i zgjerimit Oliver Varhleyi ka deklaruar se Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës ka rikthyer debatin rreth procesit të zgjerimit të BE-së dhe ka nxjerrë në pah nevojën për të përshpejtuar procedurat që ishin lënë në vendnumëro nga Komisioni i mëparshëm. Komentet e tij erdhën pasi krerët e BE-së i dhanë në muajin qershor Ukrainës dhe Moldavisë statusin e kandidatit si një sinjal solidariteti në përgjigje të agresionit rus, ndërsa këtë muaj shtetet anëtare ndezën dritën jeshile për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit të vonuara gjatë me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. “Ndoshta është ndikimi i vetëm pozitiv i luftës së Rusisë në Ukrainë, sepse e kthjelloi diskutimin rreth zgjerimit si dhe kapacitetin absorbues të BE-së. Ne europianët tani jo vetëm e kuptojmë, por jemi gati ta realizojmë këtë, sepse Europa nuk do të gëzojë siguri, stabilitet dhe prosperitet pa u integruar plotësisht Ballkani Perëndimor.”- tha Varhelyi.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …