Me një Akademi përkujtimore sot përkujtohet veprimtari, Adem Demaçi në një vjetorin e vdekjes se tij

Fatmir Graiçevci: Katër vite më parë, pushoi së rrahuri zemra e Simbolit të Rezistencës sonë kombëtare-Bacë, Adem Demaçit!

Askush nuk ishte më meritor se ai për të qenë në krye të shtetit por ja që në të gjallë të tij e anashkaluan të gjithë!!!

Dikush u mjaftua me dhënien e një pensioni!!!

Askush si ai nuk frymëzoi me qindra e mijëra qytetarë për ta dashur lirinë, njeriun, kombin e atdheun!!!

Me gjithë këtë, asnjë qeveri, asnjë kryeministër nuk e ofroi pranë për t’i krijuar hapësirë dhe mundësi për ta realizuar ëndrrën e tij të kahmotshme e cila ishte lajtmotiv i mijëra dëshmorëve të kombit e atdheut!!!

Në momente të tilla, s’ka se si t’mos vjen në mendje Afrika e cila konsiderohet si vendi më i prapambetur në botë por që ditën ta vlerësojnë lart njeriun që bëri shumë për lirinë dhe të drejtat e njeriut në atë vend- Nelson Mandelen, të cilin pas lirimit nga burgu e zgjodhën në krye të shtetit!

Po ne!?

Ne e injoruam gjatë gjithë kohës!!!

Niçja do të thoshte: Mos pritni të përparoni përderisa antivlerat i lartësoni ndërsa vlerat i injoroni!!!

Shpirti yt u prehtë në paqe Bacë e jeta jote heroike u bëftë shembull për gjenerata të reja- se atdhedashuri do te thotë t’i japësh gjithë çka që ke atdheut pa pritur asgjë për kompensim!!!

Përherë ne zemrat dhe mendjet liridashëse!

Lavdi!!!

P.S

Gjatë varrimit te tij, u benë përpjekje për t’ia bërë vlerësimin meritor me anë të fjalimeve të ndryshme, që bëhen ne ceremoni mortore. Normalisht se njeriu ndjehet tej mase mirë kur sheh se po bëhen përpjekje për vlerësimin e duhur për më meritorin e gjallë një ditë më parë, për çlirimin dhe pavarësimit të vendit.

Për çudi, më vjen ta shoh orën. Akrepat kishin kaluar numrin 12.00!!!

Kontrolloni gjithashtu

REAGIM PUBLIK NGA ROSCAP NDAJ INSTRUMENTALIZIMIT POLITIK TË TEMAVE QË NDËRLIDHEN ME CILËSINË E ARSIMIT DHE MIRËQENIEN E FËMIJËVE

Rrjeti i Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP) shpreh shqetësimin dhe indinjatën më …