Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj thotë se kjo parti e ka kritikuar disa herë Albin Kurtin për shkak të disa vendimeve të tij, që nuk kanë qenë në harmoni me sugjerimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo që na ka bërë të dyshojmë, ka qenë refuzimi i projektit të gazit amerikan, sepse tash, përderisa po përballemi me krizë të rëndë energjetike, ai ka qenë një gabim fatal që e ka bërë Kurti dhe Qeveria e tij”, tha Tima Kadrijaj për Radion Evropa e Lirë. Edhe kritikat e LDK-së për Qeverinë kanë qenë të vazhdueshme, sidomos për moszbatimin e supozuar të Marrëveshjes së Washingtonit. Në një seancë të Kuvendit të Kosovës, më 12 prill, ish- kryeministri Abdullah Hoti, i cili ka qenë nënshkrues i Marrëveshjes së Uashingtonit, ka thënë se marrëdhëniet me SHBA-në janë lënduar dhe se nuk janë në nivelin që kanë qenë dhe që duhet të jenë. Mendoj se është absurde që këtu në Kuvend, në vazhdimësi, është cilësuar si e dëmshme një marrëveshje që është nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë”, ka thënë Hoti, tani deputet i LDK-së, duke aluduar në deklaratat e Kurtit.
Kontrolloni gjithashtu
Vlora Çitaku: Qëllimi i qeverisë është të shkatërrojë institucionet, jo t’i fuqizojë ato
Anëtarja e kryesisë së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar me kritika të ashpra ndaj deklaratave …