Gjyqtari i Procedurës Paraprake në Gjykatën Speciale, Nicolas Guiju ka lëshuar një vendim të ri për t’ia vazhduar paraburgimin Kadri Veselit, por disa kontradikta janë vërejtur në vendimin e tij, në raport me pohime e dokumente të tjera të hartuara më parë nga Prokuroria Speciale e udhëhequr nga Jack Smith. Ai deri më tani ka aprovuar çdo kërkesë të prokurorisë dhe refuzuar çdo kërkesë të ekipeve mbrojtëse të figurave të larta të UÇK-së, ka paragjykuar fajësinë e Veselit, dhe ka argumentuar vendimin e tij për t’ia vazhduar paraburgimin. Ai në një mënyrë e shpalli sot fajtor ish kreun e Kuvendit, Kadri Veselin ende pa filluar as gjykimi, ndonëse ai dhe krerët e tjerë të UÇK-së po mbahen në burg tash e gati dy vjet. Në drejtësi prezumimi i pafajësisë është një nga shtyllat kryesore të një gjykimi të paanshëm dhe të drejtë. Gjyqtari i procedurës paraprake të vetëm detyrë që ka është përgatitja e lëndës për gjykim. Por, Guillou duket se ka shkuar përtej kësaj. Në fakt, për Kadri Veselin nuk rëndon asnjë akuzë që e lidhin atë drejt për drejt me krime. Këtë e kishte pranuar edhe vet Prokuroria në qershor të vitit 2021, ka saktësuar avokati i Kadri Veselit, Ben Emmeron.
Kontrolloni gjithashtu
Kosova siguron kuota për kadetët e saj në Akademinë e Forcave Ajrore të Katarit
Gjatë vizitës në Katar, ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, zhvilloi takime të rëndësishme, ndër të …