Autoriteti i Dosjeve ka zbuluar se Ilir Meta, ish-kryetar i Shqipërisë që sapo ka lënë detyrën ka qenë i rekrutuar nga Sigurimi i Shtetit dhe ka qenë i dërguar i Sigurimit të Shtetit, edhe në takimin me Ramiz Alinë në Dhjetor 1990. Gazetari Mero Baze thotë se kur Ramiz Alia u rizgjodh President pas zgjedhjeve të para, shumë dosje të bashkëpunëtorëve të Sigurimit u fshehën apo u asgjësuan, me një procedurë që justifikonte djegien e tyre për shkak të parëndësisë së shumë denoncimeve të bashkëpunëtorëve. “Ka pasur një pakt dhe me drejtues të PD-së së asaj kohe që disa dosje nga të dy anët të eliminoheshin. Por nuk është e mundur të eliminohen fizikisht”, – shkruan Baze. Po si doli emri i Ilir Metës, ndërkohë që dyshohet se shumë politikanë të tjerë të nxjerrë në skenë në ’90 ishin të tillë. Çfarë kërkon tani Autoriteti i Dosjeve të korrigjojë. Baze shpjegon: “Komisionet “Mezini” dhe “Bezhani” në vitet 1996-1997 e më pas, kanë bërë verifikime të paplota të dosjeve duke përdorur një nen, i cili i shfajësonte autoritetet për mos gjetje dosjeje. Pra ata shpreheshin se nga kërkimet tona deri tani nuk rezulton ose rezulton, por nuk jepnin siguri të përjetshme.
Kontrolloni gjithashtu
Egzon Pacolli; Tre familjarë tjerë të pushtetarëve përfituan qindra mijëra euro si grante nga Ministria e Bujqësisë
Sekretari i përgjithshëm i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Egzon Pacolli ka …