Serbët në veri janë paralajmëruar që të mos i regjistrojnë automjetet e tyre me targa të Republikës së Kosovës

Serbët në veri janë paralajmëruar që të mos i regjistrojnë automjetet e tyre me targa të Republikës së Kosovës

Sot, qytetarët serbë në Veri të Mitrovicës, kanë gjetur të vendosura në veturat e tyre fletushka kërcënuese përmes së cilave janë paralajmëruar që të mos regjistrojnë automjetet e tyre me targa të Republikës së Kosovës. “Nuk ka dorëzim – KM mbetet”, është mesazhi i shkruar në fletushkat e vendosura në automjetet e serbëve të Kosovës, të cilët nga data 1 gusht duhet t’i konvertojnë targat e tyre në RKS, pasi në qershor të këtij vitit Qeveria ua dha dy muaj afat qytetarëve që të largojnë targat ilegale. Dizajnuesit e këtyre fletushkave janë kujdesur që tabelat zyrtare të Republikës së Kosovës “RKS” t’i portretizojnë si tabela të “djallit” përmes të ashtuquajturit kod djallëzor “666”. Tabelat ilegale “KM” të cilët duhet të konvertohen në ato “RKS” me numrin “1244” e cila ilustron numrin rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që parasheh se Kosova është pjesë integrale juridike e Serbisë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Mërgim Lushtaku: Serbia po mundohet të paraqitet neutrale dhe po tolerohet si nga BE-ja ashtu edhe nga Amerika

Mërgim Lushtaku: PDK-ja nuk voton pa marrëveshje për një zgjidhje të qëndrueshme – mbështesim Hamzën për kryeministër

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, deklaroi se partia e tij nuk do të marrë pjesë …