The Telegraph: Gjyqtarët për krimet e luftës të Gjykatës Speciale duhet të largohen nga detyra për “shpërdorim të autoritetit”

Nga 25 konkurrues, Gjykata Speciale ka rekomanduar që katërve prej tyre mos t’u pranohet statusi i viktimës nga UÇK-ja

Zyra për pretendentët që janë paraqitur si viktima të UÇK-së, si dëshmitarë pa identitet legal publik,  në kuadër të Gjykatës Speciale, ka përpiluar raportin e pestë me aplikacionet e personave që pretendojnë se kanë pësuar dëme nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, në rastin gjyqësor ndaj drejtuesve të UÇK-së. Në raportin e  dërguar te gjyqtari paraprak, janë 25 persona që pretendojnë të jenë viktima të UÇK-së, e të cilët kanë pranuar të marrin pjesë në gjykim. Në dokumentin e Gjykatës Speciale është bërë me dije se disa nga aplikuesit pretendojnë se janë viktima direkte, disa të tjerë indirekte, të cilët janë paraqitur në Speciale si rrjedhojë e dëmit që ata kanë thënë se kanë pësuar familjarët e tyre. Dy nga aplikuesit kanë kërkuar që informacionet në lidhje me rastet e tyre të mos u transmetohen publikut. 19 prej tyre kanë kërkuar që informacionet apo detajet mbi rastet e tyre të mos u transmetohen publikut, të akuzuarve mirëpo as avokatëve mbrojtës të të akuzuarve. Ndërsa një aplikues nuk ka kërkuar masa mbrojtëse. Nga këta 25 aplikues, Zyra në kuadër të Speciales ka rekomanduar që katërve prej tyre mos t’u pranohet statusi i viktimës.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …