Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 33 persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar edhe 30 raste të reja. Kjo është konfirmuar nga ana e IKSHKP-së dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevë, si dhe nga komunikimi me rastet në terren. Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 3742 raste, prej tyre 3522 janë shëruar, 87 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë 133 raste.