Kryetari Nura kanë zhvilluar një bisedë telefonike me disa investitorë gjerman

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura bashkërisht me bashkatdhetarin dhe sipërmarrësin e suksesshëm Haxhi Rreci, kanë zhvilluar një bisedë telefonike me disa investitorë gjerman, të cilët kanë shprehur interesim të investojnë kapitalin e tyre në Skenderajt. Kryetari Nura gjatë bisedës, ua ka bërë të ditur lehtësirat që Komuna e Skenderajt ofron sa u takon investimeve qoftë nga jashtë ashtu edhe nga brenda. Dhënia e tokës komunale për 99 vite, lirim nga taksa komunale, infrastrukturë të nevojshme dhe një mori kushtesh tjera të volitshme për investime, janë lehtësirat që ofron Komuna e Skenderajt. Miqtë nga Gjermania mbeten të kënaqur me kushtet e investimeve, ndërsa paralajmëruan një vizitë në Skenderaj, që mund të jetë një hap para në drejtim të investimit.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë, zyrë dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

44 mësimdhënës të arsimit fillor (niveli 1-5) ndjekin trajnimin për karrierë

Nën organizim të Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës, të mërkurën ka …