Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon rritje 6% të ekonomisë globale gjatë vitit 2021

Që nga muaji prill, parashikimi për ekonominë globale në vijim është bërë edhe më i zymtë, thuhet në raportin e FMN-së

Ekonomia globale po rrezikon të shkojë drejt recesionit, kjo pasi tri ekonomitë më të mëdha globale nuk kanë ecur përpara ndërsa parashikohet një e rritje e mëtejshme e inflacionit, sipas mediave të huaja. Skenari për ekonominë për pjesën e dytë të këtij viti, por edhe për vitin 2023 është edhe më pesimist sesa parashikimi më i fundit, i prillit, bërë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Fondi thekson se në SHBA, Kinë dhe Eurozonë, ekonomia ka shënuar rënie të ndjeshme në tremujorin e dytë të këtij viti dhe kjo është tkurrja e parë për ekonominë globale që nga shpërthimi i pandemisë së koronavirusit në janar të vitit 2020. Që nga muaji prill, parashikimi për ekonominë globale në vijim është bërë edhe më i zymtë”, thuhet në raportin e FMN. Sipas tij, bota duket se po përjeton “epokën e recesionit”. Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon tashmë një rritje ekonomike globale prej 3,2% për vitin 2022, në tkurrje me 0,4% nga parashikimi i muajit prill. Ndërsa parashikimi për vitin e ardhshëm është një rritje me vetëm 2,9%.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …