Gentrit Misini: UNMIK dhe EULEX misione të “parealizuara”

Në 90 për qind të rasteve të krimeve të rënda penale, Gjykatat Themelore kanë shkelur afatet ligjore për trajtimin e rasteve

Në 90 për qind të rasteve të krimeve të rënda penale, gjykatësit e Gjykatave Themelore kanë shkelur afatet ligjore për trajtimin e këtyre rasteve të parapara me Kodin Penal të Kosovës, thekson Instituti i Kosovës për Drejtësi në raportin e fundit “Sfidat në ndjekjen dhe gjykimin e krimeve të rënda”, raporton Anadolu Agency. Raporti është si rezultat i ndjekjes së drejtpërdrejt dhe sistematike që IKD ka kryer mbi Departamentet për vepra të rënda penale në shtatë Gjykata Themelore në Kosovë gjatë vitit 2021.  Medina Kadriu nga IKD tha se arsyeja kryesore për zvarritjen e proceseve është kthimi i rasteve në rigjykim, vonesa në mbajtjen e seancave dhe zëvendësimi i anëtarëve të Këshillit gjyqësor ose kryetarit të trupit gjykues. Ajo shtoi se në rastin e zëvendësimit të Këshillit gjyqësor ose kryetarit të trupit gjykues, nëse kalojnë tre muaj nga seanca e fundit, gjykimi fillon nga e para.

Duke prezantuar raportin, ajo potencoi se Departamentet e veprave të rënda në shtatë Gjykata Themelore në vitin 2021 kanë punuar në 6.128 raste, prej të cilave 3.892 raste janë trashëguar dhe 2.136 raste janë pranuar. Ajo tha se nga rastet e pranuara janë zgjidhur 2.155 ose 35 për qind ndërsa të pazgjidhura 65 për qind. Gjatë vitit 2021 Gjykata Themelore në Prishtinë ka qenë ndër gjykatat më të ngarkuara me lëndë, e pasuar me atë në Mitrovicë, ndërkaq Gjykata më pak e ngarkuar ka qenë ajo e Gjakovës. Nëse e krahasojmë numrin e lëndëve të zgjidhura me numrin e gjyqtarëve të angazhuar në Departamentin e krimeve të rënda, atëherë del se si mesatare e efikasitetit më të lartë e ka pasur Departamenti i Gjykatës Themelore në Gjakovë, ku mesatarisht secili gjyqtar ka zgjidhur nga 7.75 për qind lëndë në muaj”, tha Kadriu.

Në raport konstatohet se gjatë vitit 2021, kryesisht për shkak të pakujdesisë së sistemit të Prokurorisë, nuk është shënuar asnjë rast i konfiskimit të pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme, edhe pse është mjeti kryesor në luftën kundër korrupsionit. Gjithashtu, në më shumë se 30 aktgjykime është konstatuar mungesë e shqiptimit të dënimeve shtesë të ndalimit të ushtrimit të funksioneve në administratën publike apo shërbimet publike, kur i pandehuri ka kryer vepër penale në cilësinë e zyrtarit. Janë identifikuar më shumë se 10 raste në të cilat personat e dënuar ishin të huaj dhe pa arsyetim nuk u është shqiptuar dënimi shtesë për dëbim nga territori i Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Zëdhënësit e Komisionit Evropian nuk komentojnë fjalimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, në Kongresin Amerikan

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit

Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …