Vlora Çitaku

Vlora Çitaku: Qeveria Kurti nuk e ka as një meritë për marrëveshjen me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku  ka deklaruar se Qeveria Kurti nuk e ka as një meritë për marrëveshjen me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit. Përveç kësaj Qeveria aktuale  e ka devijuar  edhe procesin. Në ceremoninë për nënshkrimin e marrëveshjes me MCC, marrëveshje për të cilën kjo qeveri nuk ka asnjë meritë, në fakt vetëm e ka devijuar procesin nga gazsjellësi në bateri.  Në një postim të saj ajo ka shkruar: Kryeministër,  kupto se në Amerikë e përfaqëson Kosovën, jo Vetëvendosjen. Kur nënshkruan marrëveshje nënshkruan në emër të Kosovës, jo në emër të partisë, ka qortuar Vlora Çitaku,  Albin Kurtin.

Kontrolloni gjithashtu

Takime “sekrete” Kurti-Limaj: Pasiguri për përmbajtjen dhe transparencën

Takimet mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe liderit të NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj, kanë …