Arben Gashi

Arben Gashi: Të paktën tetë deputetë nga Vetëvendosja dëshirojnë t’i bashkohen LDK-së

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka paralajmëruar se janë të paktën tetë deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje të cilët dëshirojnë t’i bashkëngjitën subjektit të dytë më të madh opozitar. si pasojë e pakënaqësive që ekzistojnë mes deputetëve të Vetëvendosjes  me njëri tjetrin dhe për  indikacioneve të tjera. Deri në zgjedhjet lokale, ka qenë ideja që ne me duhet të shohim se si të rikthehemi dhe stabilizohemi. E para, qeveria i ka marrë 50 për qind të votave, duhet të ia lëmë një kohë atyre të qeverisin, të jemi pro aktiv dhe propozues për çdo temë. Albini na ka thënë unë i kam 70 deputetë, mendoj se koha e Kurtit për një qeverisje komode, i ka skaduar. I ka bërë dy vjet qeverisje”, theksoi Gashi. Ka lëvizje brenda koalicioneve, ka pakënaqësi me partnerët, mes deputetëve të LVV-së. Ka plotë indikacione, ka interesime të deputetëve të vinë në GP të LDK-së, janë të paktën tetë deputetë”, deklaroi Arben Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …