Sadik Halitjaha: HYSEN GEGA NJI LUFT E VEPRI KOMBTARE!

Sadik Halitjaha: Hysen Gega një luftë e veprimëtari kombëtare!

I lindur i rritur në një familje te varfër por Atdhetare në Fshatin Sallagrazhde te Therandës!

I detyruar te mërgoj për kushte të jetës e të familjes!

Atje në mërgim takohet me veprimtar e Atdhetar te shumtë me pikëpamje e veprimtari për Atdheun!

I organizuar erdhi në vitin 1978 në Mushtisht, në oden e Ibrahim Shalës!

U takuar me ne, celulën ton te bashkësisë lokale!

Kjo ishte njohja e par fizike e imja me veprimtarin Hysen Gega!

Ky veprimtar i pa lodhshëm veproj vazhdimisht me kauzën për popullin dhe për Atdheun!

Ky solli literaturë te ndaluar te Shqipërisë që e kishin marr me porosi nga Shqipëria në Gjermani!

Hyseni me Maksut Saramatin!

Hyseni organizoj edhe nji celulë rreth veti këtu në vendlindje me Ruzhdi Saramatin,Osman Shalen, Rahman Llugagjiun Fadil Ndresen e tjerë…

Kjo celul veprimtarin e par anti Titoste anti Jugosllave e beri duke i djegur fidanishtet e mbjella me mbishkrimin TITO në Oborrin e Spitalit te Prizrenit!

Hysen Gega u burgos e u dënuar disa herë për veprimtarit e tija politike kombëtare në rrugën e Lirisë!

Hyseni në Gjermani ishte i lidhur në veprimtari me te madhin Heroin Jusuf Gervalla!

Burgosja e par e Hysen Geges ishte natën e vitit te ri 1980 me q rast kishte ardhur me kryer një aksion në Kosovë!

Pastaj burgosjet tjera me burg te rënd e te gjatë!

Kjo se luhati as se pengoj veprimtarin në rrugën e ti! Vazhdoi veprimtarin pa u ndal deri sa u organizuar UÇK-ja!

Hyseni ndër te paret ishte, në kontakt me luftëtarët në Drenicë pastaj u kthye të i organizoj e te bashkë luftoj në Malishevë,

kryesisht në vendlindje në Therandë Doberdelan Budakov!

Un kur erdha nga Zvicrra në luftë fillimisht në Drenovc te Rahovecit pastaj në Gryk te Llapushnikut në Kleqkë!

Hysen Gegen e gjeta me nji nisi 30-40 luftëtar në gjysmën e par te Qershorit në Doberdelan!

Luftëtar te armatosur me armë dhe uniform!

Si përherë i qet modest dhe shumë i shoqëruar,

rreth tij me një grup luftëtarësh, më pak armë e me gjysmë uniforma!

Hysen Geges ja njoha edhe ma shumë trimërinë, sakrificën, aftësinë komanduese menaxhere dhe karakterin shpirtëror te nji zemërmadhi toleruesi e shoqëruesi te shkëlqyeshëm me shok!

Luftetar trim i pa kompromis me armiqtë dhe kundërshtarët!

Hysen Geges edhe se i ofrova nivel ma te lart në Batalionin e dytë në Budakov te Therandës!

Hyseni me modestin e ti te përhershme, kërkoj te i kishte disa trima rreth ti!

Kështu e emërohet komandant togu në Batalonin e -II- te Br. 123 ZOP!

Hysen Gega shpejt u ba i njohur në betejat e shumta mbi Mohlan mbi Bukosh, Buzhal Greqevc e ku do qe mbrrini te marr pjes, me togun e ti që tani te gjithë ju thonë trimat e baces Hysen!

Hysen Gegen e karakterizonin kto virtyte njerzore: Sinqeriteti, thjeshtësia, besnikëria, gatishmëria per sakrificë, disiplina trimëria dhe respektimi për te tjeret sidomos ndaj njerzve me Përgjegjësi!

E veçantë dhe vlera e madhe e Hysen Geges u vërtetuar atëherë kur nuk pranoj te shkëputët nga lufta, kur nji grup dezertoresh e luten me marr me veti për në Shqipëri!

Hyseni me vendosmëri ju tha jo, ju shkoni ku te doni un i gjall nuk ndahem nga lufta deri në vdekje ja liri!

Në Mars 1999 Hysen Gega me kërkesë te komandës se ZOP vjen në Nishor aty sistemohet bashk me Uk Bytyqin në Brigadën  123,

Merr pjesë në betejën e Peqanit Semetishtit dhe në Qafë te Pagarushes!

Ky ishte Hysen Gega qe kurr nuk do te harrohet!

Hyseni pas lufte prapë kishte një jetë te vështir ekonomike, u mor me bujqësi e bletari, por kurrë nuk u ankuar e mbante lart moralin dhe e përcolli tan jetën krenaria dhe kënaqësia e fitores!

Kur ju ndan parat e burgut, si qe na u ndan te gjithëve sipas viteve burgu!

Hysen Gega ashtu si i mori i dorëzoi në FSK! Se pse ashtu i tha mendja zemra e Atdhetarit te madh!

Arsye për ta fuqizuar Ushtrinë tani

Forcën Mbrojtjes të lirisë!

Lirin që e solli çlirimtari me luftëtarët e UÇK-s

I pa vdekshmi Hysen Gega!

Po te ishin te gjithë me vetëdijen me  orientimin Kombëtar e Atdhetar me trimërinë dhe gatishmërinë me sakrifikuar si Hysen Gega, liria do te vinte ma heret!

Çlirimi do te realizohej me forcat vetanake pa patur nevojë per ndihmën e Aleatve!

Hysen Gega qmoi shumë luftëtarët dhe ndjev dhimbje shumë per Dëshmorët,

la amanet që varri te i caktohet përkrahë Varrit te Heroit Fadil Vata!

Hysen gega vdiq me dinjitet i plotësuar në jetën e ti, i përcjelle nga familjaret, bashkëluftëtaret!

Ashtu si duhet përcjellë luftëtaret kreshnik e tradicional, patriotet e Atdheut!

Qoftë i përjetshëm kujtimi për te pa vdekshmin Hysen Gega!

LAVDI!

22 korrik

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …