Avokat i Hashim Thaçit, Gregroy Kehoe, ka deklaruar se vonesat nga Zyra e Prokurorit të Gjykatës Speciale sa i përket nxjerrjes së materialeve shfajësuese, por edhe redaktimet e shumta në aktakuzë dhe dëshmitë e dëshmitarëve, janë duke i penguar hetimet e mbrojtjes së ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Hashim Thaçi dhe krerët UÇK-së, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, ndodhen në paraburgim në Hagë nga nëntori i vitit 2020. Kehoe thotë se procesi i nxjerrjes së materialeve shfajësuese, për të cilin mbrojtja disa herë ka kërkuar që të përshpejtohet, është përmirësuar. Nxjerrja e këtyre materialeve parashihet në Rregulloren e Procedurës dhe Provave të Gjykatës Speciale kundër UÇK-së, ka thënë mes tjerash avokati i Hashim Thaçit.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …