leoni

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA PËR BASHKËFINANCIMIN E PROJEKTIT PËR REHABILITIMIN E RRJETEVE TË UJËSJELLËSIT NË FSHATRAT: RATKOC, BRATOTIN DHE VRAJAKË

Bashkë me z. Visar Hasi, U.D i KRU “Gjakova”, sot kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi nënshkroi marrëveshjen për bashkëfinancimin e projektit për rehabilitimin e rrjeteve të ujësjellësit në fshatrat: Ratkoc, Bratotin dhe Vrajakë. Vlera e projektit është 61,000.00 €, nga të cilat Komuna e Rahovecit do të financojë 49% të mjeteve, ndërkaq KRU “Gjakova” 51%. Nevoja për përmirësim të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit është e madhe, prandaj përmes këtij projekti synojmë që t’u japim zgjidhje problemeve të shumta dhe të kahershme të furnizimit me ujë për qytetarët e tri fshatrave. Falënderojmë drejtuesit e KRU “Gjakova” dhe shprehim gatishmërinë për bashkëpunim edhe më tej, për të përmirësuar furnizimin me ujë në këto fshatra dhe në vendbanime të tjera të komunës së Rahovecit,  ka thënë kryetari Latifi me këtë rast.

Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe njerëz në këmbë

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …