leoni

Komandanti i policisë në Viti Afrim Halili: Zjarrvënja është vepër penale dhe denohet me ligj

Me kërkesën e Agjensionit për Menaxhimin e Emergjencave (AME) dhe, organizuar nga komuna e Vitisë, konkretisht kryetari i komunës, Sokol Haliti, është mbajtur sot një takim i përbashkët me kryetarët e fshatrave, qytetarë, përfaqësues të policisë së Kosovës, zyrtarë komunal dhe nga Njësiti i Zjarrfikjes dhe Shpëtimit. Në këtë takim është folur rreth masave të parandalimit të zjarreve fushore dhe malore, reagimin për shuarjen e tyre dhe zbulimin e zjarrvënjeve të qëllimshme, të shkaktuara në territorin e komunës së Vitisë. Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ndër tjerash u shpreh se dukuria e zjarreve është fatkeqësisht e përhapur në të gjithë vendin, duke theksuar se për këtë institucionet komunale të Vitisë, po vazhdojnë të punojnë në vetëdijesimin e qytetarëve rreth pasojave që sjellë kjo dukuri për vendin, shëndetin dhe natyrën. Në anën tjetër koordinatori regjional i AME-së, Sali Mustafa, theksoi se nuk duhet në asnjë mënyrë të lejohet të na përhapen zjarre të tilla, sepse përveç pasojave në njerëz edhe dëmet materiale që shkaktohen nga zjarret janë të mëdha. Ndërkaq Afrim Halili, Komandant i Stacionit Policor në Viti, u shpreh se është detyrë e çdo qytetari që të mbrojnë ambientin dhe natyrën. Ai tha se zjarrvënja është vepër penale – shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe se kjo dukuri dënohet me ligj, si dhe bëri me dije se ndaj disave janë marrë masa ligjore nga organet kompetente. Përndryshe në fund të këtij takimi nga kryetarët e fshatrave u kërkua që të bashkëpunojnë ngushtë me institucionet komunale, policinë dhe zjarrfikësit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …