Aktivitete kulturore dhe sportive që po zhvillohen në kuadër të Karvanit të Diasporës “Shijo Kosovën”, sonte janë mbajtur edhe në Ferizaj. Këtë delegacion të Karvanit të Diasporës, të cilit i priu zëvendësministrja e MPJD-së, Liza Gashi, zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Edona Maloku si dhe zëvendësministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit Daulina Osmani, e ka pritur drejtorja e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murati-Shabani bashkë më përgjegjësin e kulturës Sabri Pajaziti. Ky delegacion ka zhvilluar takime të shumta me bashkatdhetarët ferizajas, me të cilën kanë diskutuar çështje shumë të rëndësishme. Me një fjalë rasti të pranishmit i ka përshëndetur zëvendësministrja e Arsimit Edona Maloku.