Selami Neziri: Njoftim për opinion

Njoftim për opinion
Dje kam pranuar thirrjen për një seancë gjyqgjsore nga Gjykata Themelore në Gjilan për
rastin e veteranëve
Publikisht deklaroj:
Qëndroj prapa të gjitha aplikacioneve të nënshkruara nga unë në takimin për verifikim
të statusit të veteranëve të luftës çlirimtare të udhëhequr nga UÇK-ja në vitet 1998/99, të
mbajtur më 10.02.2014 në objektin e Qeverisë së Kosovës në Prishtinë.
Ndërsa nuk ndjej për obligim të përgjigjem për asnjë aplikacion, i cili nuk është nënshkruar
nga unë, apo që dikush ka mundur të nënshkruaj për mua, ngase unë nuk kam autorizuar as
kënd që të nënshkruaj në emrin tim!
Në rast se gjendet ndonjë aplikacion që dikush ka nënshkruar në vendin tim kërkoj nga
prokuroria që të marr masat e duhura për keqpërdoruesit.
Me respekt
Selami Neziri
Ish komandant i Brigadës 173 “Gursel e Bajram Sylejmani”, ZOK

Kontrolloni gjithashtu

Sot, ishin vizitë në Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …