Jakup Krasniqi

Një organizatë anonime ndërkombëtare, refuzon t’i japë dokumente materiale, Gjykatës Speciale, tha avokati i Jakup Krasniqit

Në një shkresë drejtuar gjykatësit të procedurës paraprake, avokati i  Jakup Krasniqit ka thënë se  një organizatë ndërkombëtare, emri i së cilës është redaktuar, po refuzon t’i japë informacione dhe dokumente materiale. Sipas kësaj shkrese, në bazë të rregullit 208  të Rregullores së Procedurës dhe Provave pranë Gjykatës Speciale, mbrojtja e Krasniqit kërkon nga gjyqtari i procedurës paraprake që të kërkojë ndihmë dhe bashkëpunim Kërkesa e tanishme është dorëzuar pas refuzimit për t’i dhënë mbrojtjes informacione dhe dokumente materiale për përgatitjen e çështjes së saj. Refuzimi  për të bashkëpunuar pengon ndjeshëm aftësinë e mbrojtjes për t’u përgatitur për gjykim”, saktëson avokati.  Më tej thuhet se në bazë të Rregullit 82 të Rregullave, kjo dosje klasifikohet si konfidenciale dhe ex parte, pasi përmban informacione që kanë të bëjnë me hetimet e mbrojtjes. “Një version publik i redaktuar i Aplikacionit do të dorëzohet në kohën e duhur”, thuhet nga mbrojtja, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …