Komuna e Ferizajt bënë ndarjen dhe transferin e rezervave buxhetore për vitin 2022

Këtë të premte kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjen e parë të jashtëzakonshme, me ç‘rast, është diskutuar propozim-vendimi për ndarjen dhe transferin e mjeteve buxhetore për vitin 2022. Këtë propozim- vendim para asamblistëve e ka paraqitur drejtoresha e Financa Sebahate Ajeti-Sadiku. Ajo ka thënë se kjo po bëhet në bazë të Ligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022. “Mjetet rezervë të Komunë së Ferizajt janë 1.330,000.00 euro, prej tyre nga granti qeveritar 796,367.00 euro, ndërsa nga të hyrat vetanake 533,633.00 euro të gjitha këto në kategorinë e investimeve kapitale”, ka thënë drejtoresha Ajeti-Sadiku, përderisa ka bërë të ditur edhe ndarjen dhe transferin e këtyre mjeteve ne secilën kategori veç e veç.

Për këtë pikë të rendit të ditës, nuk pati diskutim, ndërkaq u votua me vota unanime të të gjithë asamblistëve komunal.

Në këtë mbledhje të Kuvendit të Komunës, janë diskutuar edhe çështje të tjera të ngritura nga ana e asamblistëve komunal.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …