INDEP publikon punimin e radhës në kuadër të programit për zhvillim të qëndrueshëm

INDEP publikon punimin e radhës në kuadër të programit për zhvillim të qëndrueshëm

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) publikon punimin e radhës në kuadër të programit për zhvillim të qëndrueshëm ‘Ngritja e çmimeve të energjisë – masat për zbutjen e krizës energjetike’. Punimi analizon situatën me krizën energjetike dhe situatën në të cilën Kosova gjendet krahas kësaj krize. Kjo analizë ka studiuar dhe krahasuar masat adekuate që Republika e Kosovës duhet të ndërmarrë, në mënyrë që të lehtësojë vështirësitë që kriza energjetike mund të sjellë në muajt në vijim. Punimi ka analizuar shkaqet që sollën krizën energjetike dhe mangësitë e masave të ndërmarra. Rekomandimet dhe masat që duhen ndërmarrë, së bashku me një analizë të detajuar të secilës masë, janë integruar në këtë punim. Heqja e TVSH-së për panelet solare dhe peletin, subvencionimi i masave të efiçiencës së energjisë dhe pompave termike, alokimi i fondeve shtesë për FKEE-në, taksë shtesë ndaj pajisjeve joefiçiente, fushata vetëdijësuese, investimet në rrjet dhe shumë rekomandime të tjera afatshkurte, krahas atyre afatmesme dhe afatgjate janë paraqitur në këtë punim.

Punimi i plotë: https://indep.info/wp-content/uploads/2022/07/INDEP_Ngritja-e-cmimeve-te-energjise-%E2%80%93-masat-per-zbutjen-e-krizes_ALB-1.pdf

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …