Memli Krasniqi në Mitrovicë: Për 6 muaj, kryetari Bedri Hamza ka nisur më shumë projekte sesa Qeveria Kurti

Memli Krasniqi në Mitrovicë: Për 6 muaj, kryetari Bedri Hamza ka nisur më shumë projekte sesa Qeveria Kurti

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vizituar komunën e Mitrovicës në kuadër të turit e vizitave që lideri i opozitës ka nisur nëpër komunat e Kosovës. Ai pas takimit me kryetarin e Mitrovicës Bedri Hamza, së bashku kanë parë nga afër punimet në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Koshtovë, punimet në rrugë në Lagjen Ilirida, si dhe ato në shkollën “Eqrem Qabej”. Krasniqi u shpreh, se si kryetar i PDK-së ndjehet i kënaqur dhe shumë krenar me punën e Bedri Hamzës në Mitrovicë, i cili për 6 muaj ka nisur më shumë projekte se sa Qeveria Kurti. “Si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës ndjehem në mënyrë të veçantë krenar, sepse këtu e shohim modelin qeverisës të PDK-së. Modelin, i cili në fokus ka qytetarin. Por më shumë se sa që jemi ne krenarë, ajo që është e rëndësishme është që sot janë krenarë qytetarët e Mitrovicës, janë ata që po e shohin për një periudhë shumë të shkurtë një fillim të transformimit të qytetit. Bedri Hamza si kryetar i Komunës së Mitrovicës, e që sjell një përvojë dhe një bagazh të jashtëzakonshëm në pozicione më të larta udhëheqëse në shtetin tonë vërtëtë i ka sjellë një vlerë të jashtëzakonshme Komunës së Mitrovicës, duke e kthyer këtë vend në kantier ndërtimi pas pothuajse 8 vitesh stagnim”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban

Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …