Sot në Bruksel, ministrat e brendshëm dhe ata të migrimit të vendeve anëtare, shpresojnë ta arrijnë marrëveshjen e ashtuquajtur “mekanizmi i pezullimit”, që do të zbatohej aktualisht për Gjeorgjinë, Ukrainën, Kosovën dhe Turqinë, raporton AP nga Brukseli. Bashkimi Evropian dëshiron të krijoj procedura, që do të lejonin pezullimin e programit të regjimit të vizave për vendet, që synojnë të sigurojnë kushte për lëvizje të lirë të shtetasve të tyre në zonën Schengen të BE-së. Me këtë sistem parashihet siguria nëse ndonjë vend i caktuar dështon t’i riatdhesoj njerëzit, që janë larguar nga territori i tij, por nuk janë lejuar të qëndrojnë në Evropë. BE-ja i ka ofruar Turqisë tërheqje të vizave si stimulim që Ankaraja t’i ndalë migrantët që të mos udhëtojnë për në Evropë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …