Sot në Malishevë 13 të shëruar nga covid dhe janë regjistruar 19 raste të reja

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 13 persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar 19 raste të reja. Kjo është konfirmuar nga ana e IKSHPK-së dhe QKMF-së në Malishevë në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevë, si dhe nga komunikimi me rastet në terren. Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 3799 raste, prej tyre 3583 janë shëruar, 87 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 129 raste.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …