leoni

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, në vizitën katër ditore në vendet e Ballkanit nuk parasheh vizitë në Kosovë

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sançez, ka konfirmuar në Beograd se Madridi nuk e njeh pavarësisë e Kosovës

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, i cili ndodhet për një vizitë dyditore në Beograd, ka deklaruar se Spanja nuk ka ndërruar qëndrimin dhe nuk e njeh pavarësinë e Kosovës Ai tha kështu pas takimit me kryetarin  serb, Aleksandër Vuçiq. Sanchez do të vizitojë edhe katër vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Kosova është i vetmi vend në rajon që Sanchez nuk do ta vizitojë gjatë vizitës së tij në Ballkan. Spanja është një nga pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Gjatë një konferencë të përbashkët për media me Vuçiqin, ai tha se Spanjën dhe Serbinë i lidhë nevoja për të “respektuar të drejtën ndërkombëtare dhe sovranitetin dhe integritetin territorial të dy vendeve” dhe se “Spanja do të jetë gjithmonë me Serbinë në respektimin e këtyre parimeve”.

 

Kontrolloni gjithashtu

Besian Mustafa: Për mosvaksinimin e qytetarëve fajtor është Qeveria e cila po dëshiron ta vendos vendin përsëri në karantinë

Besian Mustafa: Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar të kontaktojë deputetët e LDK-së për t’i bindur të kalojnë në VV

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar …