Mustafë Kadriaj: I paharruari baci Rizë, krenaria jonë

Nuk është e leht të shkruaj këto fjalë kujtimi për ju, me lotë që më tradhtojn syrin njëherit nuk më lënë të shkruaj ndoshta nuk po e pranojn që ti me nuk do je në mesin tonë.
Edhe këtë herë zgjodha shortin të përshkruaj shumë shkurtër kujtimet jo lehtë përshkruashme për ju duke i kujtuar vetvetës dhe gjeneratave që do vijn mbas që njerëz si ju nuk kishin qëllim pasurinë përkundrazi flakën pasurinë per atdhe të till janë patriotët i till ish edhe ju baci Rizë.
Të je djal i një prindi siç ishi ju djal i Tahir Mustafës nuk mundesh të ishe ndryshe prevqëse të trason rrugën patriotike si një djal i një luftetari të Ballit Kombëtar për kundër vrasjes së prindit nga OZN-a Jugosllave dhe internimit si familje me të u rritur vazhdove po të njëten rrugë rrugën sakrificës dhe vetmohimit duke u bërë njeri ndër prijetarët e demostratave për flamur në vitin 1968.
I vetdijshëm dhe e pritshme që UDB dhe bashkpuntorët e saj fillojn përndjekjen duke ju detyruar që të lëshoni atdheun me qëllim për të zbehur aktivitetin tuaj patriotik për kundrazi emigrimi juaj në Bruksel të Belgjikës ishte motiv që ju të punoni për çështjen kombëtare duke u takuar për mos të u ndalur deri në vdekje me heroin e Kosovës Enver Hadri duke bërë aktivitet gjysmëshekullor në senzibilizmin e botës për çështjen konbëtare.
Thuhet se nga kohërat e liga lindin dhe brumosen patriot të mëdhaj i till ishi ju baci Rizë një jetë mall për atdhe, një jetë peripeti, por mbi të gjitha një jetë dinjitet e ky dinjitet i juaj padyshim do jet krenari për ne si gjak i juaj.
Jam i vetdijshëm që ne nuk mund të ecim nga keni ecuar ju spese është rruge që rrall kalohet por sepaku të mos të tradhtojm idealet tuaj dhe patriotëve si ju, ky është premtin e për premtim flijohet.
Baci Rizë madhështia e veprës tuaj na ishte lehtësim për ne sepse sot para vepres tuaj kishte vetëm nderim përkulje dhe lavdi nga kryetari i komnës së Suharekës z. Bali Muharremaj, nga bashkveprimtari juaj Ramadan Gashi nga miq e shoqëri dhe qytetari e gjërë nga mbarë Kosova dhe diaspora.
I vetdijshëm që nuk ka përshkrim që përshkruan veprën tuaj po e mbyll me nderimin, lavdinë dhe krenarinë më të madhe si një pasardhes i gjakut tuaj.
Mustafë Kadriaj
30.07.2022
Krushicë e Epërme-Budakovë
Suharekë

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …