Kryetari i delegacionit të Kosovës për bisedime me Serbinë për çështje të personave të zhdukur, Andin Hoti ka deklaruar se Kosova dhe Serbia nuk janë afër nënshkrimit të një deklarate për personat e pagjetur. Ai ka deklaruar se shkak për këtë është refuzimi i palës serbe që në deklaratë të përdoret termi “të zhdukur me forcë” dhe çështje të tjera që lidhen me rolin e Bashkimit Evropian në këtë proces. Ai ka deklaruar për “Kosovapress” se Kosova nuk pajtohet që ky term të largohet në tërësi nga deklarata duke shtuar se i njëjti është një tregues i realitetit se çka ka ndodhur në Kosovë. “Kjo ka të bëjë me trajtim dinjitoz të personave të zhdukur dhe termi “të zhdukur me forcë” bazohet në konventë ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara ndërsa shton se të tjerë që janë propozuar atje nuk kanë bazë ligjore për asnjërën palë” ka theksuar kryetari i delegacionit të Kosovës për bisedime me Serbinë për çështje të personave të zhdukur, Andin Hoti.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …