Kroatët vazhdojnë të mbrojnë qëndrimin lidhur me mos hapjen e kapitullit 23 të negociatave BE – Serbi. Për këtë arsye, në Grupin punues për zgjerim, në Bruksel është kërkuar që kjo çështje të mos vihet më në rend dite. “Nuk ka kuptim që këtë çështje derisa nga Zagrebi nuk vijnë sinjale të tjera. Kontaktet rreth kësaj çështjeje tashmë janë hedhur në nivelin politik, citon një burim të vetin gazeta e Beogradit “Veçernje Novosti”. Për këtë arsye Grupi punues Serbinë s’e ka futur në rend të martën e nuk do ta fusë në rend dite as sot, të premten, ka thënë burimi. Edhe përkundër përpjekjeve që të lëshojë pe, të cilat kanë ardhur kryesisht nga Gjermani, Austria dhe kryesuesja Holanda, Zagrebi nuk e ka ndryshuar qëndrimin e vet. Kroacia kërkon nga që Serbia të suspendojë kompetencën rajonale për gjykimin e krimeve të luftës, të përmbushë të gjitha kërkesat a Gjykatës së Hagës dhe që minoritetit kroat t’i garantohen vende në Parlament. Kosova ka më shumë arsye sesa Kroacia të mos ia mundësojë Serbisë hapjen e kapitujve, por klasa poltrone politike e vendit po vazhdon të mbetet tërësisht indiferente dhe vasale e Brukselit.
Kontrolloni gjithashtu
ASK ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin tetor, import 580.4 milionë, eksport vetëm 87.3 milionë euro
Agjencia e Statistikave të K9s9vës ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin e …