Pas takimit që kishte me krerët e shtetit, presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti, ambasadori i SHBA-së, në Kosovë, Jeffrie Hovenier, ka thënë se ka kërkuar nga krerët e Kosovës që të shtyhet implementimi i dy vendimeve për 30 ditë. Sipas Hovenier, vendimi për reciprocitetin për letërnjoftime dhe targa është plotësisht i përshtatshm dhe në përputhje me marrëveshjen e Brukselit. Ai ka thënë se ka pasur dezinformata e keqkuptime ndaj vendimeve. “SHBA-ja nuk ka pasur shqetësim për vendimin. Shpresojmë të punojmë me partnerët tanë në BE që të reduktohen tensionet. Ne nuk po kërkojmë anulimin e vendimit të jem i qartë, por shtyrjen”, ka thënë Hovenier, që ka shprehur shqetësimin për tensionet në veri të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …